
Arteta: Ta kthejmë në festë ndeshjen ndaj PSG-së
25 prill 2025
| 11:44
Pas barazimit kundër Crystal Palace, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli edhe për përballjen e së martës me PSG-në në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Le të luajmë të martën mbrëma të gjithë së bashku këtu për të përjetuar një nga netët më të pabesueshme në Ligën e Kampionëve. Ndeshja ndaj Palace? Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin dhe gjithashtu me disa aspekte të performancës. Ishte një ndeshje e vështirë dhe merita i takon kundërshtarit”, ka thënë Arteta.