Arteta: Të godasim Realin te pikat e dobëta

07 prill 2025 | 15:02

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në konferencën e sotme për shtyp para takimit ndaj Real Madrid në Champions, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Reali është një klub shumë i madh me shumë histori, por ne duhet që të krijojmë tonën. Duhet të fokusohemi në këtë takim për të dhënë maksimimin dhe të shfrytëzojmë pikat e dobta të rivalëve, sepse kanë të tilla. Carelo është frymëzim. Ai është tekniku me historinë më të mirë nga të gjithë të tjerët. Ai ka fituar në shumë vende ku ka punuar. Të gjithë ata që kanë punuar më atë thonë se transmeton qetësi”.

“Të tilla mbrëmje na mungonin prej shumë kohësh në Londër dhe tani që kemi shansi të luajmë do të tregojmë se jemi gati”, ka shtuar Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Labinot Krasniqi shpall të pavlefshme diplomën bachelor të Fakultetit Ekonomik…