
Arteta: Titulli është i pamundur për Arsenalin
15 prill 2025
| 10:42
Trajneri Mikel Arteta dhe Arsenali duket se janë dorëzuar në garën për titullin kampion në Premier Ligë. Ai ka thënë se diferenca me Liverpoolin kryesues është e madhe dhe as një mrekulli nuk mjafton.
“Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Kishim kontrollin e të gjithë ndeshjes, por pësuam një gol qesharak. Nuk ishte e mjaftueshme për të fituar edhe pse bëmë gjithçka. Donim që të ruanim ende shanset për titullin kampion, por duket e vështirë. Me këtë rezultat është e pamundur. Nuk ka më shumë shpresë që të ndodhë. Por ne duhet të shohim dhe të bëjmë maksimumin në Ligën e Kampionëve, pasi kemi një sfidë të vështirë në Madrid kundër Realit. Asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë Arteta.