Arteta: Xhaka ishte i jashtëzakonshëm

29 maj 2023 | 10:36

Granit Xhaka ka shënuar dy gola në ndeshjen që Arsenali e fitoi ndaj Wolverhamptonit (5-0), kurse kjo ndeshje mund të jetë edhe e fundit për mesfushorin shqiptar në fanellën e “Gunners”.

Trajneri Mikel Arteta e ka lavdëruar Xhakën për lojën e fundit, por edhe për komplet sezonin.

“Mjaft e merituar, ai e kishte një sezon të jashtëzakonshëm. Një vit më parë i thashë që ka një pikëpyetje për ty, që duhet të japësh më shumë, që duhet të jesh më i mirë. Ai u rikthye dhe stërviti të nesërmen, ndërsa në fazën përgatitore u rikthye me katër kilogramë më pak, fit dhe në fytyrën e tij mund ta shihje vendosmërinë për ta bërë atë. Ai ishte i jashtëzakonshëm, pjesë e rëndësishme e suksesit të ekipit dhe jam mjaft i lumtur që të gjithë po e vlerësojnë atë që e ka bërë ai”, ka thënë Arteta.

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali dhe të transferohet në afatin kalimtar të verës në Bayer Leverkusen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se janë dy…