![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/mustafi.jpg)
Arteta zbulon të ardhmen e Mustafit
11 korrik 2020
| 09:45
Shkodran Mustafi është lidhur vazhdimisht me një largim të mundshëm nga Arsenali.
Por, me ardhjen e Mikel Artetës, gjërat kanë ndryshuar, për shkak gjithashtu edhe të punës së palodhshme të mbrojtësit shqiptar që ua ka treguar të kundërtën të gjithë atyre që dyshonin në aftësitë e tij.
Sido që të jetë, edhe pse Arteta e do në ekip, ai tha se është në dorën e klubit.
“Është diçka që klubi duhet të zgjidhë, por ai e di mendimin tim”, ka thënë Arteta.
“Jam shumë i lumtur me të siç mund ta shihni. Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, niveli i paraqitjeve në çdo 3 apo 4 ditë ndeshje, ai ka qenë shumë stabil”.