Arthuri pranon ofertën e Juves
Ditë të nxehta në shtëpinë e Juventusit. Braziliani Arthur ka pranuar ofertën e bardhezinjve.
Bisedimet janë në fazën përmbyllëse dhe shumë shpejt marrëveshja do të bëhet zyrtare. Sikurse ishte parashikuar, në krahun e kundërt, pra drejt Barcelonës do të udhëtojë Miralem Pjaniq. Bisedimet tani janë fokusuar vetëm në detajet e pagës së 23-vjeçarit.
Bëhet fjalë për 5 milionë euro në sezon, shifër që mund të arrijë deri në 5.5 milionë me bonuset dhe premiot.
Sipas “El Mundo Deportivos”, zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve pritet të ndodhë më 30 qershor. Shkëmbimi do të jetë kokë më kokë, pasi të dy lojtarët vlerësohen nga 70 milionë euro. Klubi blaugrana ka kërkuar 20 milionë euro më shumë për futbollistin brazilian, ndërkohë që pritet të gjendet një rrugë e mesme për t’i shtuar 10 milionë euro.