Arthuri refuzon Interin  

19 prill 2020 | 17:45

Objektivi i madh i Barcelonës në merkaton e verës është Lautaro Martinez, por pavarësisht interesimit të madh, blaugranat nuk kanë mjaftueshëm para për të paguar klauzolën prej 111 milionë eurosh  të largimit të bomberit argjentinas nga zikaltërit dhe për të bërë të mundur këtë transferim do të kërkojnë të përfshinë në marrëveshje edhe disa lojtarë të tjerë që mund përshkojnë rrugën e kundërt.

Emri më i nxehtë që pëlqehet edhe nga drejtuesit e Interit është ai i mesfushorit brazilian Arthur, i cili pasi ka dëgjuar për interesimin që ka Interi për të u ka mbyllur menjëherë dyert zikaltërve.

“Ndihem krenar që jam kërkuar nga Interi por dua të qëndroj te Barcelona”, ka deklaruar Arthur Melo, i cili është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2018 kur u transferua për 31 milionë euro nga Gremio.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të koordinimit, organizimit dhe mbikëqyrjes së angazhimit të…