ARTI DHE PROPAGANDA SHTETËRORE
Shkruan: Agim Dobruna
Një vështrim për filmin “Mbledhësit e puplave”
Këto ditë në rrjetet sociale është aktual “fondi arkivor B. Fehmiu”, kjo më nxiti që të hedhë një vështrim ndryshe, të filmit kryevepër të A. Pertoviq , “Mbledhësit e Puplave”, me aktorin Bekim Fehmiu, në rolin kryesorë, atë të “Beli Bora”. (Ky vështrim është përshtypje e një shikuesi e adhuruesi të figurës e veprës së Bekimit).
Filmi kishte fituar çmimin e madh të jurisë në festivalin e KAN- it në France dhe kishte marrë nominime të tjera të shumta.
Ngjarja zhvillohet në një fshat geto të Vojvodinës që për protagonist ka ciganet dhe jetën e tyre të vështirë.
Prej se ekziston filmi, ai është përdorë edhe si mjet propagande në mënyre legjitime, shpeshherë i kamufluar edhe te filmat artistik. Pra ka filma qe ekskluzivisht , si zhanër i takojnë grupit të filmave propagandistik, filma që shërbejnë dhe kanë shërbyer për propaganda lufte, filma për promovim të produkteve, filma për promovim te turizmit etj.
Edhe filmat artistik, i nënshtrohen propagandës, qoftë për arsye financimi, qoftë për arsye politike, kjo e fundit, dukuri e përhershme në sistemet e diktaturës.
Shtetet diktatoriale dhe liderët e tyre e kane te domosdoshme, të prezantohen ndryshe nga realiteti, propagandën e kanë bërë si pjesë të kuptueshme e të nevojshme, madje edhe të filmave artistik.
Nga shumë filma qe kam shikuar, nuk mbajë në mend një film artistik, ku të jetë përdorë propaganda në mënyrë kaq mjeshtërore si te “Mbledhësit e puplave”.
Kjo mjeshtëri e përdorur, në asnjë moment nuk e ule vlerën artistike të këtij filmi, përkundrazi e bënë atë edhe më interesant.
Propaganda këtu shkon ne dy drejtime: një që i drejton mesazh botës perëndimore që ky shtet (Jugosllavia) është i ngjashëm me demokracitë e atyre vendeve (perëndimore) por që ka probleme për te cilat është i vetëdijshëm, dhe drejtimi tjetër i propagandës i cili është në shërbim të afirmimit të vet filmit, dhe vepron si korruptues te publiku dhe juria (si p.sh. Ceremonia e kurorëzimit dhe pamjet e afreskeve kishtare, rinia moderne etj.)
Mbledhësit e puplave ne dritën e propagandës
Filmi filloi së xhiruari në nëntor të vitit 1966 që i bije afërsisht njëzet vite pas mbarimit te luftës së dytë botërore, në atë kohe Jugosllavia ishte një diktaturë komuniste.
1. Ngjarja fillon me një skenë taksie, veture Mercedes benz e cila i bie te jetë në pronësi private(!)
Kjo skene është shume autentike ani se është kontrast i madh në mes fshatit dhe jetës ferr ne njërën ane, dhe një taksi mercedes, shërbimet e te cilit i merr madje edhe një cigan!
Kjo ishte periudhë, kur në shtetet komuniste ishte e ndaluar prona private. Përjashtim bënte Jugosllavia që më vonë u fut në një rruge të ndërmjetme, as komuniste as kapitaliste. Ky shtet lejonte pronën private.
Kjo e drejtë doli të jetë shpëtim për shqiptaret të cilët ishin të shtypur e me të drejta te kufizuara. Mu prona private mundësoi që shqiptaret ti rezistonin dhunës. Ata ndërtua një sistem te pavarur te jetës; paralel me shtetin, duke ruajtur vitalitetin dhe substancën kombëtare.
2. Në vazhdim, skenari kishte paraparë që si rekuizitë në disa skena të këtij filmi te ketë një Televizor. (RTV. Beograd kishte filluar me program eksperimental me 1958 i cili kishte zgjatur deri me 1966) Kjo gjetje ishte tepër e bukur. Megjithatë njëzetë vite pas lufte, te paket ishin ata qe kishin një televizor, madje vet Bekimi ne librin autobiografik “E tmerrshme dhe e shkëlqyeshme” pranon se kishin vështirësi ne gjetjen e rekuizitave, pra edhe të një televizori, ndërkohë qe nga filmi del porosia se në vendin tonë, madje edhe ciganët kanë televizor!
3. Skena e kafenesë
Në kafenenë e lagjes ku pihet e këndohet, ndërkohe që orkestra dhe mysafirët janë ciganë, aty rastisë të jetë edhe një polic (organ vllasti) me uniformë shik, uniformë autoritet, që përçon frikë në përgjithësi.
Polici ulur (gju m’gju me popullin), pijne dhe ngrenë dolli e këndojnë të gjithë së bashku, ndërkohë që këngëtarja cigane sensuale, e bukur, e zjarrtë dhe temperamente, merr kapelën nga koka e policit, e vë në kokën e saj, pastaj kapela vazhdon të bëjë gjiron e saj në kafene, nga një kokë cigane në një tjetër.
Ishin këto vitet, kur në krye te policisë, ishte gjakpirësi e krimineli A. Rankoviq. Veç për polici popullore e shtet demokratik që s’mund të bëhet fjale. Ne ndërkohë ne Kosove vazhdonte aksioni famëkeqe i “mbledhjes se armeve” nga po ky shtet e kjo polici.
4. Skena kult e filmit që u fute në analet e filmit Jugosllav është skena kur “Beli Bora”, thyen gotat me pëllëmbët e duarve, dhe ashtu te përgjakura, në një gjendje të dehjes nga pija, dhe rrezatimi i bukurisë, zërit dhe sensualitetit të këngëtares cigane Olivera Vuqo Katarina, është kulmi i interpretimit të Bekimit. Pas kësaj skene Tomisllav Pinter kishte profetizuar: “Ky është çmimi I festivalit”
Aktorja Olivera V. Katarina, pas këtij filmi kishte mbijetuar sa me aktrim e më shumë me muzikë.
Ne librin autobiografik “Shkëlqim dhe tmerr”, Bekimi përmend sjelljet e saja joracionale në festivalin e Kanës. Një moment ajo e qorton Bekimin për veshjen e tij: “A e din ti se ne këtu përfaqësojmë Jugosllavinë?” ndërkohë që Bekimi ishte këshilluar nga njerëz kompetent për veshjen e tij, veshje kjo që e dallonte nga uniformimi “frak-papijon” por që ishte fjala e fundit e modës.
E përfshirë nga nacionalizmi, urrejtja dhe xhelozia, qe nuk mund ta fshihte, ajo kishte bërë edhe një reagim arrogant e të shëmtuar me rastin e darkës solemne, kur Bekimi i kërkon të vallëzojë aktores së famshme dhe anëtare e jurisë Shirli Mek Lejn, aktore amerikane në kulmin e popullaritetit, motra e aktorit Uoren Biti (nuk kanë prejardhje shqiptare). Shirli ngritet në një tango, tutje ata përfundojnë në një natë së bashku ne dhomën e hotelit të saj, shoqërimi i tyre kishte vazhduar gjatë gjithë kohës, sa kishte zgjatur festivali.
Përderisa Bekimi si aktorë i parë dhe i vetëm nge shtetet “përtej perdes së hekurt” siç quheshin shtetet komuniste, radhitë sukseset ne Holivud, Olivera bie në një harresë totale. Duke mos arritur ta menaxhojë këtë gjendje të rëndë emocionale, ajo provon një rikthim në vëmendje të njerëzve dhe mediave, në mënyrën më të keqe të mundshme. Bëhet pjesë e protestave të një çmendurie dhe dëliri kolektiv fashist serb te “Jogurt revolucionit” në Beograd, duke ju bashkangjitur turmave histerike, që kërkonin armë për të vrarë shqiptare. Me këtë paraqitje fatkeqe ajo përfundimisht kthehet në shtrofullën e harresës .
Kur bëhet fjalë për protesta, më e turpshme, dhe njollë që nuk mund te shlyhet kurrë, është ajo e qytetit te studentëve të universitetit të Beogradit ku dhjetëra mijëra student e qytetarë si te çmendur e droguar kërcenin e brohorisnin “dajte nam oruzhje” ky turp nuk do te mund te shlyhet kurrë dhe do të ngelet njollë e përhershme e studentëve dhe Universitetit të Beogradit.
5. Ne vazhdim kemi përpjekjen e paraqitjes së shtetit të së drejtës si të konsoliduar dhe efikas. Na shfaqen skena të seancave gjyqësore, ku gjykohen ciganë për vjedhje ordinere.
Është simpatike se si ciganët, me kompetencë, në korridoret e gjykatave i diskutojnë ligjet që mund të përdoren kundër tyre, i kanë mësuar përmendësh madje edhe nenet e ligjeve mbi bazën e të cilave mund të dënohen, ata gjejnë kohë që edhe të vene baste në këtë temë.
Në këtë shtet, me ligj e rregulla qe pretendon te paraqitet edhe liberal gjykimet bëhen pa avokat.
Ne vazhdim te ngjarjes në një maune përdhunohet cigania Tisa ku përdhunuesit qëllojnë të jenë turq. Mbase duhet t’i falënderohemi faktit që Bekimi ishte krye protagonist i filmit, ndryshe, përdhunuesit fare lehtë mund te ishin shqiptare!
6. Tutje, filmi përshkohet nga shumë skena kishtare. Kjo ishte mënyra që të prezantohet se si shteti komunist në të vërtetë, është tolerant ndaj fesë. Kjo e ka ndihmuar filmin që të përfitoj nga propaganda dhe të marr simpatinë e publikut dhe jurisë (propaganda në shërbim të filmit).
Në të njëjtën kohë skenaristi dhe regjisori është përkujdesur që të ngre mekanizma mbrojtës nga “sevdaja” e vigjilenca e ndonjë komitetlije që do ta kritikonte për këtë pjesë, prandaj popin “otac Bajo” (M.Aleksiq), e paraqet si të korruptuar, ndërsa kishën me rol dytësor sa për pagëzime dhe martesa.
7. Kulmi i propagandës është Beogradi.
Kryeqyteti paraqitet si i emancipuar, me plot gjallëri, jetë e sharm. Në muret e disa ndërtesave shihen pllakate për garën “Miss Cinema 66”. Në tv. shfaqen ansamble baleti. Në qendër të qytetit para pallatit Albania, performon një ansambël alla bitëlls, djem të ri me flokë të gjata, kitara elektrike, pantallona të gjera “shiz”, në ndërkohë që një grup vajzash e djem të rinj, parakalojnë me “vespa”. Kjo kishte bërë që disa gazetarë të pyesin, si është e mundur që ky film, është më afër publikut të Francës, se sa vet Jugosllavisë?
Ishte viti 1967 kur u shfaq ky film, i cili ngriti në himen muzikën cigane dhe këngën “gjelem gjelem”. Ktheu vëmendjen drejt jetës së vështirë të romëve. Për befasi shteti Jugosllav veç sa përfitoj nga ky film. Nuk pati as edhe një kritikë te vetme , për gjendjen aq të rendë sociale të asaj popullate. Pra jemi një vit para “pranverës demokratike 1968”,ku përgatitjes së terrenit për ndryshime i parapriu do të thosha kostumografia. Te rinjtë si avangarde, të gatshëm për ndryshime , te prirur qe me rebelimin e tyre t’u paraprijnë rrjedhave te reja, u hodhën ne veprim drejt domosdosë për ndryshime drejt një fryme me liberale. Ne qendrat urbane, shtresat me te larta sociale .filluan te bëjnë ndryshime me sjelljen dhe dukjen e tyre. U paraqiten vespat, këpucët shpic, ora darvil, manteli shushkavac. Ky ishte paralajmërimi për shpërthimin e demonstratave për arsye dhe motive te ndryshme, gjithandej deri në Kosovë.
Më shumë se gjysmë shekulli nga shfaqja premierë e këtij filmi, nuk vërehet zbehje ne vlera, pra mbetet vepër që i mbijetoi kohës, film që Bekimit i hapi dyer drejt Odisesë deri në Holivud.
Bekimi mbeti një shqiptarë i madh. Atij i kemi borxh, do te thoshte autori i monografisë për Bekimin, gazetari Fahri Musliu, meritorë që pas vdekjes, e mbajti Bekimin ne etninë e tij, pra mbetet shqiptari më i madh i filmit, ndërsa për turp mbeten ata që nuk mbajtën një minute heshtje, ne kuvendin e Republikës së Kosovës, megjithatë nuk është vonë qe ky gabim te përmirësohet.