Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Marika Kallamata

22 dhjetor 2019 | 20:53

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Marika Kallamata, aktorja shqiptare që ka realizuar dhjetëra role në teatër e në kinema.

E mbetur në kujtesë edhe si gjyshja e përrallave, Kallamata do të mbahet mend për rolet e saj në filmat “Nxënësit e klasës sime”, “Kur xhirohej një film”, “Fillim i vështirë”, etj. Homazhet për “Artisten e Merituar” do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës” në Tiranë, nga ora 11:00-13:00.

Biografia

Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930.
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaft role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.
Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.
Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena.
Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një gol tjetër…