“Artini” nxjerrë në shitje librin “Kosova-Histori e një konflikti”

29 maj 2023 | 11:40

Shtëpia botuese “Artini”, ka nxjerrë në shitje librin e gazetarit gjerman i shpallur non-grata në vitin 1998 nga Serbia, Erich Rathfelder.

Libri “Kosova, historia e një konflikti”, kushton 12 euro, dhe gjendet në librarinë Artini-Toena në Prishtinë si dhe mund ta porosisni edhe online dhe transporti i gratis.

Gazetari gjerman i shpallur non-grata 1998 nga Serbia, Erich Rathfelder – Kosova – Historia e një konflikti

Kushdo që e njeh Kosovën nga e kaluara dhe sot vozit nga Mitrovica në Prishtinë do të befasohet jashtëzakonisht. Aty ku delet kullosnin të qeta në livadhet e gjera, sot ndërtesat me dyqanet e tyre, pikat e karburantit dhe banesat e dëshmojnë zhvillimin dinamik të vendit. Sa më shumë i afrohesh Prishtinës, kryeqytetit, trafiku në rrugën e re me katër korsi intensifikohet, duke hapur më në fund pamjen e panoramës mbresëlënëse të qendrës së sotme. Qyteti dikur i përgjumur e provincial i Prishtinës është bërë një kryeqytet i vërtetë dhe i gjallë.

Kur erdha për herë të parë në vitin 1987 nga qyteti jugor serb i Nishit në mjegullën e vjeshtës në qytetin e atëhershëm, të shëmtuar dhe të errët. Në fakt pashë vetëm figura të dëshpëruara. Te shumica e njerëzve ndjeja frikën e të jetuarit në një shtet policor i cili, ndryshe nga republikat veriore të Jugosllavisë, këtu ishte i kudondodhur, në çdo cep. Tani, 36 vjet më vonë, është koha për t’u ndalur dhe për të reflektuar mbi atë që ka ndodhur gjatë asaj kohe. Libri im mund të ndihmojë me këtë. Për shkak se kam qenë shumë afër ngjarjeve me dekada, kam përjetuar shumë gjëra, si gazetar kam mundur të marr pjesë në fatet e popullit në të mirë e në të keq dhe ende jam i njohur me situatën politike në Kosovë dhe rreth Kosovës. Libri im mund të ndihmojë me këtë. Për shkak se kam qenë shumë afër ngjarjeve me dekada, kam përjetuar shumë gjëra, si gazetar kam mundur të marr pjesë në fatet e popullit në të mirë e në të keq dhe ende jam i njohur me situatën politike në Kosovë dhe rreth Kosovës.

Çmimi: 12 euro (transporti falas)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët fillojnë ‘hakmarrjen’ në Luginë. Një shenjë rrugore në Luginë…