“Artini” sjellë librin “Tradhtia e intelektualëve” i autorit Julien Benda

26 shkurt 2025 | 16:26

Libraria Artini në Prishtinë, sjellë librin më të ri të autorit Julien Bende.
Kjo është përmbajtja e librit, e cila ka 280 faqe.
Edhe pse çështja kryesore e këtij libri ka rrënjë të largëta, të cilat lidhen me çështjen Dreyfus, që në vitet midis shekujve XIX dhe XX e ndau kulturën franceze dhe europiane në dy kampe të papajtueshme, Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. “Intelektualë” këtu konsiderohen “njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe arsyeja” dhe që “e tradhtojnë këtë funksion për të mirën e interesave praktike”.
Kundër barbarizmit në rritje të shoqërive perëndimore dhe varfërimit të tyre kulturor (nënshtrimi i intelektit ndaj interesave të kapitalit), Benda mbron rolin e vërtetë të intelektualit, sipas tij, si “ruajtës i vlerave” në shërbim të koncepteve universale, si: arsyeja, e vërteta, drejtësia. “Tradhtarët” që sulmon ai janë shovinistë, racistë, fashistë të të gjitha nuancave. Por edhe përfaqësuesit e asaj korporate intelektuale që bëjnë politikë në strehën e epërsisë dhe paanësisë së supozuar; shërbëtorët e çdo regjimi apo ideologjie, edhe kur udhëhiqen nga qëllimet më të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetari Përparim Rama e…