Artistë ndërkombëtarë në mbrojtje të Venecias

04 qershor 2021 | 11:47

Persona të famshëm, përfshirë edhe liderin e grupit muzikor Rolling Stones, Mick Jagger, kanë shprehur zemërimin në lidhje me ankorimin e anijeve turistike në lagunën e Venecias.

Në një letër të hapur të artistëve ndërkombëtarë në mbrojtje të Veneciaa drejtuar r qeverisë shkruhet: “Ndaloni trafikun e anijeve të mëdha në lagunë”.

Artistë të njohur, nga Jagger te regjisori gjerman Wim Wenders dhe aktorja skoceze Tilda Swinton, shprehen pakënaqësinë për atë siç e cilësuan ata “mungesë absolute respekti ndaj një prej vendeve më të rëndësishme të trashëgimisë botërore” dhe bënë thirrje për një ligj për të mbrojtur identitetin kulturor të Venecias.

Letra, e propozuar nga fondacioni  “Trashëgimia Veneciane”, kritikon gjithashtu pabarazinë midis banorëve dhe turistëve në qytet dhe bëri thirrje për rregulla më të rrepta për dhënien me qira të apartamenteve turistëve. Anijet turistike në Venecia kanë qenë një burim polemikash për vite me radhë.

Në mars, qeveria u dha dritën jeshile planeve për të ndaluar anijet nga zona përreth qendrës së qytetit të Venecias, për t’u vendosur në një port jashtë lagunës veneciane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj,…