Artistëve u kemi borxh
Avokati Arianit Koci ka përshëndetur veprimin e Komunës së Prishtinës për ta përkrahur komunitetin artistik në kohën e pandemisë në Kosovë.
Ai ka shkruar:
I kemi borxh komunitetit artistik
Përkrahja apo subvencionimi i komunitetit artistik nga ana e Komunës së Prishtinës, është një prej veprimeve më të qëlluara në kohë të pandemisë.
Së pari, si shoqëri shumë pak investojmë në kulturë dhe art. Krejt jemi orientuar në politikë – dhe kjo është njëra prej arsyeve që kemi degraduar.
Së dyti, artistët mbijetojnë nga perfomansat e tyre, rrjedhimisht nuk kanë kontrata pune; nuk mund të përfitojnë nga paga minimale e ndarë nga niveli qendror.
Sidoqoftë, edhe ata janë pjesë e kësaj shoqërie.
Madje për mua, pjesa e rëndësishme e shoqërisë.
Mbi të gjitha, shumica e artistëve që i pashë në listë, kanë kontribuar me koncerte falas – sa herë ka pasur nevojë.
Prandaj, aferim Komunës së Prishtinës.
Artistëve iu kemi borxh shumë më tepër se aq.
Hapin e Prishtinës duhet t’a ndjekin edhe komunat tjera.