Artistja Indira Çipa i bashkohet Vetëvendosjes
Pianistja Indira Çipa i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila drejtohet nga Albin Kurti.
Lajmin anëtarësimin e Çipës në Vetëvendosje e ka bërë me dije Kurti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, Kurti.
“Me prof. Indira Çipa e cila na u bashkua në Lëvizje erdhëm bashkë në ‘EtnoFest’ në Kukaj, i cili u hap mbrëmë me ekspozitat e veprave të dy artistëve tanë të mëdhenj Simon Shirokës dhe Rexhep Ferrit. Znj. Indira Çipa vjen nga qyteti i Prizrenit, ku ka mbaruar shkollën fillore e të mesme, për t’i vazhduar studimet universitare për muzikë në drejtimin e pianos në Prishtinë, magjistraturën në Shkup ndërkaq tash është në përfundim të doktoraturës në Tiranë, mbi veprat pianistike të kompozitorit Zeqirja Ballata”.
“Ka botuar dy libra dhe dhjetëra punime shkencore. Anëtarësimi i Prof. Indirës në VETËVENDOSJE! na bën nder, përbën vlerë dhe na sjell dobi. Edicioni i tetë i EtnoFestit i cili zgjat pesë ditë mbrëmë vazhdoi me një videoinstalacion të inspiruar nga Samuel Beckett dhe me koncert të këngëtares Nezafete Shala”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/