Artistja rrëfehet hapur: “Unë dhe bashkëshorti kemi lidhje paralele”
Shkrimtarja dhe artistja, Besa Myftiu, ka habitur kohë më parë, kur tha se ajo dhe bashkëshorti i saj zviceran tani jetojnë një martesë të hapur.
Herë pas here ata krijojnë raporte me të tjerë, por sërish janë bashkë dhe gëzohen apo trishtohen për historitë e njëri-tjetrit.
Për artisten Besa Myftiu, njëkohësisht dhe nëna e këngëtares Elina Duni, kjo gjë duket e thjeshtë, sepse në jetën e saj asgjë nuk është brenda “normës” shqiptare.
Në një intervistë për revistën “Living” për lidhjen e saj të hapur ka thënë:
“Unë dhe bashkëshorti mund të kemi jetën tonë, jetojmë në qytete të ndryshme. Pas 20 vjetësh ndryshojnë gjërat… Jemi si miq, kështu që nuk ka problem edhe nëse ndonjëri nga ne bie në dashuri me dikë tjetër. Përkundrazi, gëzohemi për tjetrin.”
Kjo lidhje e hapur nuk e pengon Besën që të vazhdojë ta dojë bashkëshortin e saj dhe se nuk lëndohet aspak kur ai ka ndjenja dashurie apo lidhje me një femër tjetër.