Artmotion dhe FBK vazhdojnë marrëveshjen, Devolli Corporation sponsor gjeneral i elitës së basketbollit të Kosovës
Artmotion dhe Federata e Basketbollit e Kosovës kanë vazhduar marrëveshjen për transmetimin ekskluziv të gjitha garave dhe ngjarjeve të basketbollit kosovar për edhe tri vite, deri më 2024, gjithashtu elita e basketbollit kosovar ka fituar sponsor gjeneral njërën nga njësitë e korporatës Devolli.
Kjo u zyrtarizua sot në cermoninë e mbajtur në ambientet e televizionit Klan Kosova dhe platformës ARTMOTION.
Artmotion dhe Federata e Basketbollit e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë për vazhdimin e transmetimeve të gjitha ngjarjeve të mundshme të basketbollit në vendin tonë: Superligën, Ligën e Parë, ligën e femrave, grupmoshat e reja, Përfaqësuesen A të meshkujve dhe të femrave si dhe gjitha përfaqësueseve të grupmoshave të reja të Kosovës, deri më 2024; kurse e dyta është kontrata për ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Ligës Unike e cila u themelua muajin e kaluar në Tiranë dhe është hapi i parë i unifikimit të sportit mbarëkombëtarë shqiptar.
Këto kontrata i nënshkruan kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i platformës televizive të Artmotion, Alaudin Hamiti.
Njëherësh, gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe marrëveshja për sponzorimin gjeneral të Superligës ndërmjet njërës nga njësitë e Devollit dhe Federatës së Basketbollit Kosovar të cilën e nënshkroi në emër të Korporatës Devolli, Barlet Imami.
Me nënshkrimin e këtyre tri marrëveshjeve me FBK, Artmotion dhe Devolli Corporation kanë dëshmuar edhe një herë se i kushtojnë rëndësi të madhe përgjegjësisë shoqërore të korporatave duke investuar në sport dhe rininë kosovare.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në ambientet e Klan Kosovës dhe platformës Artmotion, Drejtori i Programit Sportiv të Artmotion dhe Klan Kosovës Agon Fehmiu bëri të ditur lajmin ekskluziv se nga sot ARTMOTION ka blerë edhe të drejtat ekskluzive për transmetimin e Bundesligës gjermane në futboll.
Të gjitha transmetimet më prestigjioze të cilat Artmotion i ka: Champions League, Europe Leauge, Superliga e Futbollit të Kosovës, Bundesliga dhe Kupa Gjermane, Liga e Zvicrës, Premiership i Skocisë, Belgjikës, NBA, Formula 1, Moto GP, ONE Championship, MMA, e shumë e shumë sporte tjera ku Artmotion si platformë transmeton 17 sporte të ndryshme me mbi 30 ngjarje dhe liga të këtyresporteve, Fehmiu deklaroi se “Artmotion është shndërruar defintivisht në adresën numër një të sportit në vendin tonë, si platforma me programin sportiv më të llojllojshëm, më të pasur, më atraktiv dhe ekskluziv” duke potencuar se kjo shtonë përgjegjësin për punë edhe më të madhe dhe më kualitative, në mënyrë që abonuesve të Artmotion dhe shikuesve të Klan Kosova t’ju sjellin sportin më të bukur dhe më atraktiv nga mbarë bota, në mënyrën më të mirë të mundur.
(Artikull i Sponsoruar)