“Artmotion” në mbështetje të organizimit “Prishtina Feston”
30 maj 2019
| 14:51
Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, përkatësisht me 1 Qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.
“Aktivitetet nisin me programe artistike-edukative për fëmijët. Do organizohen lojëra të shumta shoqëruar me vallëzim, këndim, vrapim e lexim, prezencë të zhonglerëve dhe maskotave të ndryshme, ku do të përfshihen edhe shfaqje teatrale, krosi pranveror dhe koncerte të ndryshme për fëmijë. Ky organizim është mbështetur gjithashtu edhe kompania “Artmotion”, e cila mes tjerash përmes kanalit të preferuar për fëmijë, “PrinceKids”, do të bëjë transmetim e këtyre ngjarjeve direkt nga sheshi në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e “Artmotion”.
/Epoka e re/