Arton Demhasaj: Ky është programi i AAK-së për rininë

20 janar 2025 | 12:38

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Demhasaj, ka prezantuar në “Facebook” programin e kësaj partie për rininë.

Demhasaj i cili garon në listën e AAK-së me numrin 35, ka thënë se ky program synon të reduktojnë shpenzimet e studentëve, si dhe të ofrojë mundësi më të përballueshme për arsimin e lartë dhe formimin profesional.

Postimi i plotë i Demhasajt:

AAK për RININË:
• Arsim i Përballueshëm: Politika që reduktojnë shpenzimet e studentëve, si dhe ofrimi i mundësive më të përballueshme për arsimin e lartë dhe formimin profesional.
• Modernizimi i Kurrikulës: Integrimi i aftësive të shekullit 21 në arsim, njohuri digjitale, mendim kritik dhe kompetenca që do të përgatisin rininë për tregun e ardhshëm të punës.
• Qartësi direkte për karrierë: Mbështetje për krijimin e programeve të trajnimit, praktikave dhe orientimin direkt në karrierë, veçanërisht për ata që nuk zgjedhin studimet universitare.
• Ekonomia e Gjelbër: Programe të veçanta mbështetjeje për rininë, në angazhimin e saj për zhvillimin e një ekonomie të gjelbër, energji të ripërtërishme, bujqësi të qëndrueshme dhe teknologji të gjelbra.
• Paga të Drejta: Angazhimi për politika që sigurojnë që rinia që hyn në tregun e punës të paguhet me paga të drejta.
• Mbështetje për Ndërmarrësinë Rinore: Angazhimi për një mjedis që mbështet ndërmarrësit e rinj, duke lehtësuar qasjen në kapital dhe burime për zhvillimin e bizneseve.
• Qiratë dhe strehimi: Angazhimi për politika që bëjnë strehimin më të përballueshëm për rininë.
• Mbështetje për Blerësit e Shtëpisë së Parë: Angazhimi për politika që nxisin të rinjtë të bëhen pronarë të shtëpive, me mbështetje për pagesat e para.
• Në krye të të gjithave: Takime Virtuale me Rininë: Mbajtja e takimeve të drejtpërdrejta dhe të hapura për rininë, ku ata mund të bëjnë pyetje dhe të angazhohen me mua dhe deputetët e grupit tonë parlamentar për çështjet që i shqetësojnë.
Çka i lidhë Rininë me AAK-në:
a) Dashuria për Kosovën.
b) Sakrifica për Kosovën.
c) Vizioni për një Kosovë të qëndrueshme e të fortë.
d) Lidershipi i Ramush Haradinajt;
e) Besimi se bashkërisht mund t’i bëjmë të gjitha këto.
#AAK137
#RH1
#ad35

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht moshës, tashmë 43-vjeçar, piloti spanjoll Fernando Alonso beson se…