Arton Demhasaj publikon faturën e rrymës: Përveç rritjes së tarifës, qenkan rritë edhe dallaveret

22 shkurt 2022 | 07:24

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka publikuar faturën e këtij muaji të energjisë elektrike, derisa ka bërë krahasime me atë të muajit janar.

Në fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Demhasaj ka shpjeguar me detaje shpenzimet që ka bërë, derisa ka thënë se përveç rritjes së faturës së energjisë elektrike, si duket KESCO paska rritë edhe dallaveret.

Postimi i plotë i tij:

Leximin e njehsorit për muajin janar e kam pas më 24.01.2022.
Nga 24.01.2022 deri më 09.02 2022 janë 16 ditë e kam hargjuar 799 kWh
Nga 09.02.2022 deri më 21.02 2022 jane 12 ditë e kam hargjuar 1275 kWh!
Pra me tarifë të re edhe pse periudha më e shkurtër paskna hargju 476 kWh ma shumë se sa periudha me tarif të vjetër edhe pse ma e gjatë…
S’po e kuptoj qysh për 12 ditë kam hargjuar ma shumë me tarifen e re 1275 kWh se sa për 16 ditë me traifen e vjetër 799 kWh…
Përveç rritjes së tarifes nga ZRrE, si duket KES/CO paska rrit edhe dallaveret… shprendarja e hargjimit sipas qefit dhe interesit të tyre… këtu duhet një hetim i mirëfilltë nga Policia dhe Prokuroria.
Edhe ma shtrejt edhe me rrejt po duket …

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alain Giresse pritet të jetë selektori i ri i Kombëtares…