Arusha ha 2 500 euro mjaltë në Marec
14 mars 2023
| 08:30
2500 euro është vlera e dëmeve që një ari i shkaktoi bletarit Ilmi Metolli nga Mareci i komunës së Prishtinës, të cilit ia hëngri mjaltin e bletëve e më pas i theu 15 koshere të tyre.
Bletari nga ky fshat malor i kryeqytetit u ankua se ariu i ka dëmtuar edhe hidroforin e pemët e mbjella.
Ndërsa drejtori i Bujqësisë në komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, i tha Klan Kosovës se ky institucion nuk ka fond për kompensimin e dëmeve, andaj Metolli ka vendosur që në ditët në vazhdim të kërkojë ndihmë nga institucionet e tjera përkatëse, AUVK e Ministria e Bujqësisë.