Arzen Bytyqi rikthehet në AAK
06 janar 2018
| 13:04
Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e që ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues në AAK dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, para disa vitesh kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të AAK-së.
Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka njoftuar se ai i është rikthyer partisë.
“Radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është rikthyer, Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj. AAK-ja, çdoherë, i ka dyert hapur për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës. Arzenit i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.