‘AS’: Daku do të dënohet nga UEFA
UEFA po heton thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë nga tifozët kroatë dhe shqiptarë. Organizata më e lartë ndërkombëtare do të hetojë edhe sjelljen e pretenduar të papërshtatshme të lojtarit shqiptar Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 2-2, përdori megafonin dhe shoqëroi thirrjet e tifozëve.
Mediumi spanjoll, “AS” raporton se dy federatat do të gjobiten me para, kurse Daku do të suspendohet për disa ndeshje dhe nuk do të luajë ndaj Spanjës. “UEFA ka njoftuar se në orët në vijim do të ketë një vendim për këtë çështje, por normale është që të dyja Federatat marrin një sanksion të konsiderueshëm financiar dhe Daku me siguri do të dënohet me disa ndeshje, ndaj nuk do të luajë kundër Spanjës të hënën e ardhshme. Shqipëria duhet të fitojë për të kaluar në fazën tjetër”, thuhet në artikullin e “AS”.