As Glauk Konjufca nuk ia dorëzon detyrën Meliza Haradinajt
05 qershor 2020
| 11:41
As Glauk Konjufca nuk ka bërë përjashtim në mesin e ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk ia dorëzuan detyrën pasardhësit në ministrinë që ata e kanë drejtuar deri tani.
Meliza Haradinaj-Stublla e ka pranuar detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga sekretari i kësaj ministrie.
Para se ta marrë detyrën e kryediplomates kosovare, Haradinaj-Stublla ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” nga ku është zotuar se të vërtetën e Kosovës do ta thotë zëshëm në botë, ashtu siç do të kërkoj drejtësi për plagët e luftës.