‘AS’: Mbappe dëshiron t’i bashkohet Realit
Kylian Mbappe ende nuk ka pranuar ofertën e PSG-së për të rinovuar kontratën. Ky hezitim nga ana e sulmuesit francez lidhet vetëm me një fakt, dëshirën e tij për tu transferuar në Madrid.
Mbappe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të bashkëpunuar me Zinedine Zidane por e ardhmja e trajnerit nuk është aspak e sigurt, përkundrazi, në Spanjë flasin për një divorc të sigurt në fund të këtij sezoni. Pavarësisht kësaj, Mbappe vijon të joshet nga ideja për të veshur fanellën e bardhë.
Sipas të përditshmes sportive “AS”, Mbappe mbetet objektivi kryesor i Real Madrid, me apo pa Zidane në stol. Gjithnjë sipas “AS”, presidenti Perez ka bindur francezin për tu transferuar tek Reali, edhe vetë sulmuesi nuk ka shumë pretendime se kush do të jetë trajneri i ri i Realit, është i gatshëm të bashkëpunojë si me Allegri ashtu edhe me Raul, dy opsionet kryesore. Më shumë se emri i trajnerit të ri, Mbappe është bindur nga projekti i presidentit, sigurisht dhe nga ideja që në Madrid do ta ketë më të lehtë të fitojë Ligën e Kampionëve apo trofeun e “Topit të Artë”.