![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/auto_kroaci-termet1609488377-600x360-1.jpg)
As në 2021-n s’ka qetës në Kroaci, sërish dridhje toke
01 janar 2021
| 09:18
Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka njoftuar për një sërë dridhjesh të tokës në Kroaci në orët e para të vitit 2021.
Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.
Tërmeti më i madh ishte ai i së martës, kur u regjistrua me magnitudë 6.3 shkallës, e që për pasojë vdiqën shtatë persona dhe u shkatërrua numër i madh objektesh e rrugësh.
Gjatë orëve të para të së premtes u regjistruan dy tërmete 3.2 dhe 3.1 sipas shkallës Rihter, bëjnë me dije mediat kroate.