“As në Greqi s`kanë me ju lonë”, Syla tallet keq me mbështetësit e Kurtit: A jeni anëtarësu diku?
18 maj 2024
| 10:03
Dështimi i Kosovës për t`u anëtarësuar në Këshill të Evropës ka nxitur analistin Vlon Syla të tallet me mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka pyetur militantët e VV-së, nëse janë anëtarësuar diku gjatë këtij mandati.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bota e ka izoluar Kosovën.
“Ku jeni o poplli i Albin Kurtit. A u antarësut dikund? Bile najkund?Ju ka blloku Evropa e Bota, qe një ditë as në Greqi skanë me ju lonë… A u ngitë Vetëvensosje?”, ka shkruar Syla.