As opozita s’ka kuorum
05 shtator 2018
| 20:02
Është shpallur e hapur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita me qëllim të votimit të një rezolute që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë me dije se në sallë janë 55 deputetë të pranishëm, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë.
Pas këtij deklarimi ka pasur lëvizje të deputetëve, por akoma nuk dihet a është arritur numri i kërkuar.