As Pfizer nuk i shpëton dyshimeve për pasojat: Çfarë u zbulua në Izrael se iu ka shkaktuar të rinjve

03 qershor 2021 | 22:25

Ishte vaksina e parë që u prodhua për të mposhtur koronavirusin, por as Pfizer, vaksina më e preferuar nuk iu ka shpëtuar dyshimeve mbi pasojat që shkakton. Së fundmi dyshohet se tek meshkujt e rinj deri në 30 vjeç shkakton inflamacion në zemër. Por si u zbulua? Sa e vërtetë dhe e rrezikshme mund të jetë? Lexo artikullin e Reuters, të përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka deklaruar se ka zbuluar një numër rastesh të inflamacionit të zemrës kryesisht tek burrat e rinj të cilët bënë vaksinën Pfizer. Sipas ekspertëve izraelitë, këto raste inflamacioni mund të kenë lidhje direkte me vaksinën.

Si reaguan zyrtarët e kompanisë Pfizer?

Ata thanë se janë në dijeni të vëzhgimeve që po bëjnë izraelitët dhe rasteve të miokarditit, megjithatë ata shtojnë se deri më tani nuk rezulton të ketë një shkak prej vaksinës. ‘Ne takohemi rregullisht me anëtarët e Departamentit të Sigurisë së Vaksinave në Ministrinë e Shëndetit të Izraelit ku rishikojmë të dhënat’.

Çfarë ka ndodhur?

Në Izrael janë raportuar 275 raste të miokarditit mes dhjetorit 2020 dhe majit 2021. Rastet janë veçuar nga 5 milionë qytetarë të vaksinuar. Ministria e Shëndetit kërkoi që kjo çështje të shihej më me detaje. Shumica e pacientëve që përjetuan inflamacion të zemrës kaluan jo më shumë se katër ditë në spital dhe 95% e rasteve u klasifikuan si të lehta. Ministria izraelite thotë se për këto gjetja kanë punuar me tre ekipe ekspertësh.

Çfarë zbuloi tjetër studimi?

Studimi zbuloi se ekziston një lidhje e mundshme mes dozës së dytë të vaksinës Pfizer dhe shfaqjes së miokarditit tek të rinjtë e moshës 16 deri në 30 vjeç. Sipas gjetjeve, një lidhje e tillë u vu re më shumë midis djemve të moshës 16 deri 19 vjeç sesa në grupmoshat e tjera.

Një grup këshillues i Qendrave të Shëndetit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandoi muajin e kaluar studimin e mëtejshëm të mundësisë së një lidhjeje midis miokarditit dhe vaksinave mARN, të cilat përfshijnë Pfizer dhe Moderna Inc.

Në një takim të 24 majit, grupi këshillimor CDC tha se të dhënat treguan një numër më të lartë se sa pritej të rasteve të miokarditit ose perikarditit tek 16-24 vjeçarët.

Sidoqoftë, grupi gjithashtu tha se të dhënat nuk tregojnë se normat e miokarditit ose perikarditit pas vaksinimit COVID-19 mund të lidhen drejtpërdrejt me të.

Këshilla e një eksperti:

Doktor Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, thotë se prindërit duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të rreziqeve të njohura të COVID-19, përfshirë sindromën inflamatore.

Ndërsa agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha javën e kaluar se inflamacioni i zemrës pas marrjes së vaksinës Pfizer nuk kishte asnjë arsye për shqetësim pasi incidente të tilla ishin të ngjashme me ato në popullatën e përgjithshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot pasdite stërvitjen e…