As Smakaj nuk deklarohet në Speciale: Nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme
08 dhjetor 2024
| 12:18
Ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt nuk është deklaruar sot në Gjykatën Speciale, duke thënë se do ta shfrytëzojë afatin kohor.
Smakaj është shprehur se nuk i ka të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë sot deklarimin.
“Materialet të cilat i kam pranuar, i kemi shqyrtuar, por pas konsultimit që pata tani, vendos që të shfrytëzojë periudhën kohore prej 30 ditësh që të marrë materiale shtesë dhe të shoh se nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë deklarimin sot”, u shpreh ai.