As sot s’ka qarkullim të autobusëve, nesër protestë në Prishtinë
Edhe sot vazhdon greva e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, me ç’rast u ndalua qarkullimi i autobusëve, shkruan Indeksonline.
Ndërsa për nesër është paralajmëruar se Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve do të organizon protestë në Prishtinë dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj të mërkurën ka njoftuar se këshilli drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe sot.
Kurse të premten orën 10:00 të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes nga ana e qeverisë për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik në pandemi.