As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la në arrest shtëpiak?
As të dielën Policia e Kosovës nuk ka arritur që të gjejë gjurmët se ku mund të jetë arratisur, Enver Sekiraqa.
Kështu kanë thënë për Dukagjinin nga Policia të cilët kanë rekomanduar që të referohet komunikata e lëshuar para gati më shumë se 24 orë më parë.
Ndërkohë që më 3 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.
Vendimi për të u morrë në mungesë të tij, të avokatës së tij dhe në mungesë të prokurorit të rastit.
Por se a janë këto raste të vecanta dhe si trajtohen nga sistemi drejtësisë, ka treguar avokatja Fehmie Gashi.
Fehmije Gashi-Bytyqi-Avokae shtoi se “ Ndryshimi I kodit të procedurës penale e ka fut në mënyrë të vecant edhe gjykimin në munges por e specifikon se detyrimisht i pandehuri të marr pjesë në seancën fillestare dhe pastaj mund të mbahet në munges të tij dhe kjo e ka arsyetu vendimin e Gjykatës që kjo të bëhet pa prani të tij dhe jo vetëm të tij”.
Avokatët dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë presin hapa konkret nga mekanizmat përkatës, pasi që sipas tyre Sekiraqa është dashur që të përcillej nga Policia e Kosovës.
“ Në parim Gjykata ka diskrecionin për ndrrimin e masave për sigurimin e të pandehurit në procedur, se a është vendosur në parim më kodin e procedurës dhe brenda diskrecionit të Gjykatës po besoj do të verifikohet nga mekanizmat e sigurisë pa e cenuar parimin e diskrecionit nga Gjykata”, tha Valdet Hoxha- Ish-kryeshefit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës
Ndërkohë kryetari i komisionit parlamentar për Legjislacion, deputeti I VV-së, Adnan Rrustemi, ka drejtuar gishtin e fajita për këtë rast tek gjyqësori, për cka ka thënë se krejt kjo nuk është e rastësishme.
Enver Sekiraqa I dënuar për nxitjen e vrasjes së policit Trium Riz, kishte qenë në arrati 5 vjet para se t’i dorëzohej organeve të drejtësisë./Dukagjini