Asambleistja e AAK-së në Prizren i bashkohet LDK-së
Asambleistja e AAK-së në Prizren, Agnesa Sinanaj nga sot është bërë pjesë e grupit të asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Prizren, deputeti Driton Selmanaj. “Agnesa Sinanaj, mirë se vjen!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Selmanajt:
Agnesa Sinanaj, mirë se vjen!
Kuvendarja Agnesa Sinanaj, i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.
Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët. Nga sot, jemi bashkë për punë të mira dhe vazhdojmë të jemi krah i qytetarëve. Znj. Agnesa, kontributin e saj në politikë e ka dhënë në subjektin politik AAK, e nga sot u bë pjesë e familjes tonë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Agnesa Sinanaj, është pjesë e Kuvendit të Prizrenit qe dy mandate dhe vazhdon t’i shërbejë interesave të qytetarëve.
Agnesa Sinanaj, shkollimin fillor e kreu fshatin Shkozë në shkollën “Heronjtë e Lumës”, të mesmën tek Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren dhe Fakultetin Ekonomik e kreu në Universitetin e Prishtinës.
Agnesa është e martuar me Dreni Gavazaj dhe ka një vajzë, Lizën.
Bashkë për Prizrenin✌️
Bashkë për punë të mira🤝