Asambleja dhe Senati i Shtetit të Nju-Jorkut aprovuan rezolutën legjislative për Kosovën
13 shkurt 2024
| 14:05
Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Asambleja dhe Senati i Shtetit të Nju-Jorkut kanë aprovuar rezolutën legjislative për Kosovën.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka.
“Dje, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Asambleja dhe Senati i Shtetit të Nju Jorkut aprovuan rezolutën legjislative për Kosovën. Për më shumë, klikoni këtu: www.nysenate.gov/legislation/bills/2023/J1689?#”, ka shkruar Reka në “Facebook”.