Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë takim urgjent për Gazën
11 dhjetor 2023
| 08:30
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar situatën në Gaza.
Kjo vjen pasi SHBA-ja të premten vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim – kjo u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e tjerë. Mbretëria e Bashkuar abstenoi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia e lajmeve AFP, e cila tha se kishte parë një draft të tekstit, tha se ai bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm humanitar” si dhe “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”.