Asamblisiti i AKR-së lavdëron drejtorin e shkarkuar Arben Vitia
Asamblisiti i AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sami Boroci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka lavdëruar drejtorin e shkarkuar të Drejtorisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, për punën e tij të shkëlqyer.
Drejtori Vitia është shkarkuar nga kryetari i komunës Shpend Ahmeti, pasi që ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe që kohëve të fundit ka një përplasje të madhe mes LV-së dhe PSD-së.
Siç dihet në Kuvendin Komunal të Prishtinës në koalicion qeverisës janë PSD-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe LV-ja e cila ka udhëheq me tri drejtori por nuk ka qenë në koalicion.
Postimi i plotë i Borocit:
Jam munduar maksimalisht të mos e komentoj debatin në mes të dy partnerëve tanë të koalicionit në Prishtinë, sado i ulët që ka mundur të jetë. Këtë nuk dua të bëj as sonte!
Por, vetëm dua ta falënderoj Dr. Arben Vitia për punën e shkëlqyer që ka bërë për 5 vite në Drejtorinë e Shëndetësisë.