Asamblistët e Fëmijëve nga Prizreni vizituan komunën e Mitrovicës

27 prill 2018 | 15:19

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës është  realizuar mbledhja e radhës në mes të asamblistëve të fëmijëve nga qyteti i Prizrenit dhe qytetit të Mitrovicës.

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i përfaqësimit të fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal dhe ambient ku vazhdimisht promovohen liritë dhe të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bëjë kryesisht me shkëmbimin e përvojave të tyre, me ç’rast u njoftuan nga afër me sfidat të cilat po përballen të dy asambletë dhe njëkohësisht u diskutua për realizimin projekteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm.

Fillimisht hapjen e diskutimit e bëri koordinatori i Njësisë për të Drejta te Njeriut nga Komuna e Mitrovicës,  Fitim Rama, i  cili i ka përgëzuar asamblistët e rijnë nga të dy qytetet për këtë iniciativë, që sipas tij, do të shërbejë si urë lidhëse në  shkëmbim të përvojave.

Ndërsa në fjalën e tij kryetari i Asamblesë së Fëmijëve në Komunën e Mitrovicës, Irfan Peci, u zotua që vazhdimisht do të punohet që të promovohen liritë dhe të drejtat e fëmijëve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashtim Thaçi, sot është takuar me kryetarin…