Asamblistët e LDK-së në Gjilan mbështesin Vjosa Osmanin për kryeministre
16 shtator 2019
| 16:07
Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëzëri kanë shprehur unitetin dhe mobilizimin në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.
Gjatë takimit koordinues të shtabit të degës së LDK-së në Gjilan, i cili udhëhiqet nga Avdyl Aliu, shef i grupit të asamblistëve në Kuvendin Komunal është thënë se entuziazmi i strukturave që po mbretëron në terren, është garanci se Lidhja e Ibrahim Rugovës do të triumfojë me mbështetje të jashtëzakonshme më 6 tetor.
“Asamblistët e LDK-së së Gjilanit kanë vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e shtabit zgjedhor të degës në mobilizimin e strukturave në këtë fazë, kryetar i të cilit është Arben Mehmeti dhe përbëhet prej 17 anëtarëve”, është thënë në njoftimin e LDK-së.