Asamblisti Endrit Gllareva i bashkohet PDK-së në Drenas
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë i është bashkuar asamblisti Endrit Gllareva.
“Sot, Grupi Parlamentar i PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, është më i fortë edhe për një deputet. Arkitekti Endrit Gllareva, nga sot, bëhet pjesë e vendimeve të rëndësishme të Qeverisjes sime për qytetarët në Drenas.
Faleminderit Endrit! Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, i ka hapur dyert për të gjithë veprimtarët e hershëm dhe kuadrot e dëshmuara, sepse vetëm të bashkuar, mund ta çojmë përpara sfidën e zhvillimit të tërë komunës tonë, pa dallim. Viti 2019, do të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha. P.S:Urime ditëlindja Endrit!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Gllareva ka qenë asamblist nga radhët e Iniciativës Qytetare Vizioni për Drenasin, e cila drejtohej nga Xhavit Drenori.
/Epoka e re/