Asamblisti i AAK-së dhe drejtori i Shërbimeve Publike në Skenderaj i bashkohen PDK-së

21 janar 2025 | 17:00

Asamblisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Dardan Shala, njëherësh ish kryetar i Degës së AAK-së në Skenderaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, Alban Shala, sot edhe zyrtarisht i janë bashkuar me Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

“Asamblisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Dardan Shala, njëherësh ish kryetar i Degës së AAK-së në Skenderaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, Alban Shala, sot edhe zyrtarisht u bashkuan me Partinë Demokratike të Kosovës. Dardanit e Albanit ju dëshiroj mirë se ardhje në shtëpinë tonë politike dhe bashkërisht do të punojmë për ta bërë Kosovën ma të mirë, duke mbështetur fuqishëm listën tonë të kandidatëve për deputetë në krye me kryeministrin Bedri Hamza. #PDK131”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi, fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën…