Asamblisti i AAK-së i bashkohet PDK-së

20 gusht 2021 | 21:41

Kryetari i degës së PDK-së e deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka konfirmuar se PDK-ja ka siguruar një tjetër asamblist për garën e 17 Tetorit.

Bëhet fjalë për kreun e nëndegës së AAK-së në fshatin Bec, Muharrem Musa.

Musa, në zgjedhjet e vjeshtës do të jetë sërish kandidat për asamble, por kësaj radhe nën petkun e PDK-së.

Postimi i plotë i kryetarit Beqa:

Asambleisti i AAK-së ne Gjakovë i bashkohet PDK-së

Muharrem Musa, asambleist i deritanishëm i AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, si dhe Kryetari i degë së AAK-së në Bec, sot edhe zyrtarisht ju  bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Musa, tash e tutje aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike të Kosovës ku do të jetë pjesë e listëa për asamblenë komunale të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të…