Asamblisti i LDK-së i del kundër Përparim Ramës: Tenderi prej 16.5 milionë eurosh që planifikohet t’i jepet kompanive private dobëson ndërmarrjën “Pastrimi”
Asamblisti i LDK-së, Sami Salihu ka dal kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Salihu ka kërkuar të rishikohet tenderi prej 16.5 milionë eurove që po rrezikon falimentimin e kompanisë “Pastrimi”, shkruan Demokracia.com
Ky tender i komunës së Prishtinës po e rrezikon t’i lë papunë 900 punëtorë.
“I bëjmë thirrje Drejtorisë së Shërbimeve Publike ta rishikojë dhe rivlerësojë këtë tender. Ky vendim është për punëtorët, për qytetin, për të gjithë!”, ka shkruar Salihu në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Mbi 900 punëtorë të ndërmarrjes komunale Pastrimi ♻️, me paga minimale dhe halle të pafundme, rrezikojnë të humbin gjithçka. Tenderi prej 16.5 milionë eurosh që planifikohet t’i jepet kompanive private dobëson ndërmarrjen dhe këta punëtor.
Nëse këto fonde i jepen ndërmarrjes komunale, ajo fuqizohet, punëtorët dhe familjet e tyre shpëtojnë, shërbimet përmirësohen dhe qyteti përfiton.
Për më tepër, ky tender rrezikon humbjen e grantit prej 24.1 milionë eurosh nga KfW dhe 45 milionë të tjera në proces. Do të thotë po humbasim afër 70 milionë euro grant dhe po humbasin 16.5 milionë nga buxheti komunal.
Kjo situatë e falimenton kompaninë Pastrimi, dhe lë pa bukë mbi 900 familje.
I bëjmë thirrje Drejtorisë së Shërbimeve Publike ta rishikojë dhe rivlerësojë këtë tender. Ky vendim është për punëtorët, për qytetin, për të gjithë!
Punëtorëve më të zellshëm, atyre që mirëmbajnë qytetin, i falenderohemi pa masë për punën!
Gjithmonë do t’u jem pranë për t’i mbrojtur interesat e tyre!👷🏼👷🏻♀️🚛
#Pastrimi 💚💛
#PrishtinaPerTeGjithe 🤍💙