Asamblisti i Nismës aderon në AAK
05 janar 2021
| 17:58
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala, ka bërë me dije se asamblisti i Nismës Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha, ka aderuar në AAK.
“Fuqishëm, rrugëtimit tonë politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar edhe asamblisti dhe nënkryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha. Vehbiu ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur. Nga sot, Vehbiu e ka shprehur vullnetin që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë me AAK-në”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.