Asamblisti i PDK-së: Besnikët e LVV-së tregtojnë lirshëm sepse pushteti i mbron
Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, nën dyshime për trafikim droge në Shqipëri duke deklaruar se pushteti në Kosovës nuk i zë kurrë besnikët e LVV-së duke i lënë këta të fundit të tregtojnë lirshëm dhe të rriten e të bëhen shpërndarës të mëdhenj të lëndëve narkotike.
“Me 10 mijë doza drogë qenka kapur në Shqipëri, Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në vlerë prej 400 mijë euro. Dejona Mihali besoj ka për të thënë diçka edhe për këtë. E presim edhe një supërparaqitje të Xhelal Sveçlës”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.
Sipas tij gjithë në këtë mes është jashtëzakonisht shqetësuese fakti se kush e përfaqëson votën e prishtinaseve nga radhët e LVV-së
“Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën”.