Asamblisti i PDK-së: I kam pi dy gastare ujë nga taksapaguesit. Ma bëni hallall, o votues!

04 shkurt 2022 | 16:12

Sejfullah Sejfullahu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur asamblist i Kuvendit Komunal të Rahovecit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar në “Facebook” për shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe për ata të kuvendeve komunale. Ai u ka kërkuar falje të gjithë votuesve të tij që nga taksapaguesit e komunës së Rahovecit i ka pirë dy shishe ujë gjatë seancave. Sejfullahu këtë kërkimfalje e ka bërë pasi që ka parë se çfarë shpenzime marramendëse kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës për derivate dhe shpenzime të tjera.

Postimi i plotë i Sejfullahut:

-O JU QË MË KENI VOTUAR,

– O JU QË MË KENI DELEGUAR,

– JU QË ME 100 MIL FUKARALLEKE PO NA PAGUANI ME TAKSAT TUAJA…

O VALLAHI 208€ E MARR RROGEN SI PERFAQSUES I POPULLIT!

S’ka naft, s’ka telefon, s’ka udhëtime zyrtare, s’ka komisione, s’ka as bileta të autobusit, as byrek…veç nja 2 gastare ujë që i kam pi.

Mi bani hallall?

Ntm. Ju dua

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) gjatë muajit janar 2022 ka trajtuar…