Asamblisti i PDK-së në Kaçanik i bashkohet Vetëvendosjes
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Besim Vishi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmi e ka bërë me dije lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaçanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VetëVendosje. Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike. Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaçanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme ‘Dardania’ në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës. Atë e mirëprita në zyrën time bashkë me anëtarin e Kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu. Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.