Asamblisti i PDK-së në Prizren i bashkohet AAK-së
30 maj 2019
| 16:52
Asamblisti i PDK-së në Prizren, Alush Shala, i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ai është pritur në një takim nga lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, asambleistit të Kuvendit Komunal në Prizren, Alush Shala. Nga sot, ekonomisti dhe luftëtari i dalluar, ish eprori ushtarak, i bashkohet Grupit të asamblistëve të AAK-së për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/