
Asamblisti i PDK-së thotë se Migjen Kelmendi është personi i duhur për nënkryetar të Prishtinës
26 janar 2022
| 20:39
Asamblisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Migjen Kelmendi është personi i duhur për nënkryetar të Prishtinës, raporton “Epoka e re”.
“Migjen Kelmendi personi i duhur për Drejtorinë e Arsimit dhe nënkryetar të komunës së Prishtinës. Kompetent, i përgatitur, i dëshmuar, e mbi të gjitha plotë dashni për këtë qytet. #prishtinanabashkon”, ka shkruar Selmani.