Asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan i bashkohet LDK-së

19 nëntor 2024 | 16:34

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë me dije se asamblisti i Vetëvendosjes, Ganimet Sabedini, ka kaluar në partinë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Me këtë rast, Haziri ka thënë se LDK-ja po e rikthen besimin e qytetarëve.

“Sot, së bashku me Grupin e Këshilltarëve Komunalë, i urova mirëseardhje z. Ganimet Sabedinit, anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, i cili vullnetin e tij politik ka vendosur ta rikthejë nga lista e Vetëvendosjes në familjen politike të LDK-së. Si familjar i mirë, si afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit. Gjithashtu, në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, sot u diskutuan angazhimet e përbashkëta lidhur me axhendën e fundit të Kuvendit Komunal. Përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin. LDK-ja po e rikthen besimin e qytetarëve, grupeve të ndryshme e shoqatave. Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend, me 16 këshilltarë komunalë! LDK – besë dhe shpresë për Gjilanin!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia shqiptare e ka arrestuar të martën një 14-vjeçar si…