“Asamblisti i VV-së i kapur me drogë është mik i afërt i Gëzim Sveçlës, djalit të axhës së ministrit Sveçla”

15 gusht 2023 | 18:45

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka bërë me dije se Besnik Mujeci, asamblisti i VV-së i kapur me drogë në Tiranë është mik i ngush i Gëzim Sveçlës, i cili është shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

Në një konferencë për medie, ai ka treguar se Gëzim Sveçlës është djali i axhës se Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka shprehur dyshime edhe për përfshirjen e njerëzve tjerë të VV-së në këtë afër.

Besnik Mujeci nuk është vetëm një asamblist i Komunës së Prishtinës. Ditë më parë, pikërisht me insistimin e partisë së tij, ai është caktuar si aksionar në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”. Sipas informatave të Policisë së shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë. Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, aksionarit të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ngre dyshimet e bazuara se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë si aksionar i kësaj ndërmarrje, nuk ka qenë aspak i rastësishëm. Në të njëjtën kohë, i arrestuari, narko-trafikanti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, është miku më i afërt i Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë. Për ju që nuk e dini, Gëzim Sveçla është djali i axhës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo nuk është e tëra: Ky lloj i drogës, i shpërndarë nga narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci, prejardhjen e saj e ka në Serbi. Pra, këta, e kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënë Retkoceri.

Kurse, Paparaci ka shkruar se Mujeci është shumë i afërt edhe me asistentin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Milot Gashi.

Mediat sot kanë publikuar edhe foto të përbashkëta të Mujecit me ministrit Sveçla.

Në fotografi shihet afërsia e madhe e ministrit Sveçla me asamblistin e arrestuar për mbi 11 mijë doza të drogës.

Të njëjtit i janë postuar fotografi edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se Komisioni Diciplinor i kësaj partie e ka përjashtuar Besnik Mujecin nga të gjitha strukturat e VV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizjes Vetëvendosje i është kapur asamblisti i Prishtinës nga Policia…