Asamblisti më i votuar i AAK-së në Vushtrri kalon në Nismë
“Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate Berat Asllanit, asamblistit më të votuar të AAK-së në Vushtrri. Djalit të luftëtarit Idriz Asllani i cili ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” zyrtari i lartë i Nismës Endrit Shala.
Shala ka thënë se familja Asllani njihet për atdhedashurinë.
“Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Socialdemokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë. Berati i cili ka qenë edhe shef i Inspeksionit në Vushtrri, i ka besuar vizionit të Nismës për ta udhëhequr shtetin në mënyrën më të dinjitetshme. Faleminderit që po i bashkoheni kauzës tonë për t’u bërë bashkë për shtetin”, ka shkruar Endrit Shala.
/Epoka e re/